Viti 2021 është cilësuar i suksesshëm sa i përket hulumtimeve në hapësirë, por shkencëtarët kanë vlerësuar se viti i ri do të përfundojë me plane edhe më gjigante sa i përket gjithësisë.
Gjatë vitit 2022 pritet të niset edhe një tjetër mision në planetin Mars ndërsa do të shpeshtohen udhëtimet turistike, të pasanikëve që nuk dinë se ku t’i shpenzojnë milionat e tyre dhe udhëtimin në gjithësi e shohin si përvojë të re.
Hulumtimi i asteroideve pritet të marrë vëmendje të madhe, ndërkaq misioni për në Jupiter është një prej kryesorëve.
Në muajin dhjetor, agjencia amerikane e hapësirës, NASA, konfirmoi se do të dërgojë në hënë disa astronautë. Këtë plan do ta realizojë deri në vitin 2025 ose edhe më herët.
Sateliti i vetëm i planetit Tokë, pritet të shfrytëzohet si stacion ose vendpushim për astronautët dhe robotët, para se të nisen për në udhëtimet më të largëta, siç është ai drejt planetit të kuq, Marsit.
Edhe
NASA emëron ekuipazhin e Artemis III, për hapin tjetër drejt uljes në Hënë
Sivjet pritet të nisin testimet për raketën e hënës. Në bordin e kësaj rakete nuk do të ketë njerëz.
NASA vlerëson se këto testime do t’ia mundësojnë kthimin e njerëzve në hënë.
Mirëpo amerikanët nuk do të jenë të vetmit që do të shkojnë në hënë gjatë vitit 2022. Disa shtete kanë planifikuar që të dërgojnë robotë në hënë, përfshirë Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Robotët do të dërgohen të parët për të mësuar më shumë rreth sipërfaqes së hënës dhe për të ofruar më shumë informacione tek astronautët që me shpresë, një ditë do të jetojnë atje.
Viti 2021 mundësoi dërgimin e dy robotëve hulumtues në Mars, një amerikan dhe tjetri kinez.
Mirëpo do të niset edhe një robot i tretë. Këtë do ta bëjë agjencia evropiane e hapësirës që ka konfirmuar se në vitin 2022 do të nis misionin në bashkëpunim me Rusinë.
Qëllimi i misionit është që të dërgohet roboti për të përcaktuar nëse ndonjëherë ka pasur jetë në Mars.
Shkencëtarët shpresojnë se roboti, i pajisur me instrumentet më të sofistikuara, do të jetë në gjendje që të gërmojë në Mars dhe të kërkojë për shenja biologjike të jetës nën sipërfaqen e planetit.
Edhe
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
Misioni do të nis në shtator të vitit 2022.
Viti 2021 cilësohet si vit që shpërtheu turizmin e hapësirës. Pati fluturimeve të pasanikëve si Jeff Bezos dhe Richard Branson, por sivjet pritet të ketë fluturime të njerëzve të zakonshëm.