Tech

Microsofti konfiskon 50 faqe interneti të hakerëve verikoreanë

 

Gjiganti teknologjik Microsoft ka thënë se ka fituar një rast në gjykatë për të konfiskuar 50 domene të faqeve në internet, të cilat janë shfrytëzuar nga grupet e Koresë Veriore për të kryer sulme kibernetike, duke shënjestruar punëtorë qeveritarë, institute kërkimore si dhe staf universitar.

Grupi i lidhur me 50 faqe qëllimkëqija në internet, quhet Thallium dhe besohet se është “grup aktiviteti i lidhur me shtetin”, ka thënë Tom Burt, nën-presidenti i kompanisë Microsoft për sigurinë e konsumatorëve, transmeton rel.