Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Maps do t’iu ndihmojë shfrytëzuesve t’i shmangin rrugët e errëta

Google është duke punuar në një mundësi të re të krijuar për aplikacionin Google Maps, e cila do ta përmirësojë sigurinë e përdoruesve.

Bëhet fjalë për funksionin i cili do t’i theksojë rrugët e ndriçuara mirë kur përdoruesi ecën në këmbë. Ky funksion u zbulua në kodin e beta versionit të Google Maps, gjë që tregon se do të jetë në dispozicion të përdoruesve, shkruan KOHA Ditore. Google Maps do t’i theksojë rrugët e ndriçuara mirë me ngjyrë të verdhë në mënyrë që përdoruesit të mund t’i shmangin ato me dritë të dobët apo rrugët e errëta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është një hap i vogël përpara për Google Maps, por shumë përdorues besojnë se do ta përmirësojë sigurinë e përdoruesve.

Se kur ky funksion i ri do të jetë në dispozicion të përdoruesve kjo nuk dihet tani për tani, dhe as nuk dihet se si Google do t’i mbledhë të dhënat rreth ndriçimit të rrugëve dhe t'i azhurnojë ato rregullisht.