Western Digital ka prezantuar linjën WD Blue SN550 të SSD-ve M.2 NVMe. Bëhet fjalë për pasardhësit e linjës WD Blue SN500, ndërsa vijnë me kontrollorë të rinj të cilët përdorin PCI-Express 3.0 x4, raporton TechPowerUp.
Kontrollori është krijuar nga Western Digital dhe SanDisk, dhe është i bazuar në të njëjtën arkitekturë si WD Black SN750, por pa DRAM dhe ka më pak kanale flash. WD implementon flashin 96 shtresor 3D TLC NAND dhe dëshiron që SSD të garojë me modelet e bazuara në QLC NAND siç është Crucial P1.
SSD-të WD Blue SN550 M.2 NVMe shiten për 55 dollarë për modelin 250 GB, 65 dollarë për 500 GB dhe 99 dollarë për variantin 1TB, shkruan KOHA Ditore. Të tri modelet e kanë rritur bandwidthin e PCIe, me shpejtësi leximi të të dhënave deri në 2400 MB/s. Kur bëhet fjalë për shpejtësitë e regjistrimit, ato shkojnë deri në 950 MB/s për modelin 250 GB, deri në 1750 MB/s për modelin 500 GB, dhe 1950 MB/s për variantin 1TB.
Të gjitha SSD-të e kanë një garanci pesëvjeçare dhe qëndrueshmëri TBW prej 150TB deri 600TB në varësi të modelit.