Tech

Patenta e re e Sony PlayStation 5 zbulon kontrollerin krejtësisht të ndryshëm

Patenta e re e Sony PlayStation 5 zbulon kontrollerin krejtësisht të ndryshëm
 

Edhe pse PlayStation 5 është i rrethuar me mister, fansat janë të etur për çdo informacion që mund të vijë, qoftë i konfirmuar apo thashetheme. Këtë herë kemi foto të patentës së re, të cilat i referohen kontrollerit multifunksional, të cilin na e sjell sajti LetsGoDigital.

Me siguri nuk bëhet fjalë për pamjen e vërtetë të kontrollorit për PS5, pasi që patentat e mëparshme kanë treguar tashmë që DualShock 5 do të jetë shumë i ngjashëm në dizajn me kontrollorët aktualë të PlayStation 4.