iPhone SE 2 Plus me 100 për qind ekran pritet të arrijë më 2021 Foto: Ubergizmo

iPhone SE 2 Plus me 100 për qind ekran pritet të arrijë më 2021

08 December 2019 18:04

Sipas disa spekulimeve, Apple mund të jetë duke punuar në modelin iPhone SE 2 i cili mund të lansohet vitin e ardhshëm.

Sipas këtyre spekulimeve, sa i përket dizajnit, do të ketë dizajnin origjinal të iPhone SE-së i cili duket ngjashëm me iPhone 5, shkruan ubergizmo. Në vend të kësaj, iPhone 2 pritet të vijë me dizajnë më “modern” ku do të na kujtojë iPhone 8-shin.

Tani, sipas një raporti të analistit të njohur Ming-Chi Kuo, ai thotë se Apple pritet të vazhdojë serinë iPhone SE edhe në vitin 2021, transmeton Koha.net. I quajtur iPhone SE 2 Plus, ky iPhone pritet të vijë me ekran të plotë, që nënkupton se do të zhduket hapësira për skanerin Touch ID në pjesën e përparme.

Por, nuk do të thotë se në vend të Touch ID Apple do të sjellë skanerin Face ID te iPhone SE 2 Plus. Analisti Kuo thotë se Touch ID do të mbetet i integruar brenda telefonit, pret që Apple të huazojë ndonjë ide nga Sony dhe të integrojë Touch ID-n nën butoni “Power” i cili do të vendoset në pjesën anësore të iPhonet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme