Linja e telefonave Galaxy A e Samsungut ka arritur sukses të madh gjatë vitit të kaluar, ndërsa kompania e Koresë së Jugut synon ta bartë këtë sukses në vitin 2020 me modele të reja si Galaxy A11, A31 dhe A41, raporton GSMArena.
Këto modele janë vërejtur me emërtimet SM-A115X, SM-A315X dhe SM-A415X, ndërsa lajmi më interesant është se të gjitha do të kenë hapësirë fillestare për të dhëna prej 64 GB.
Nëse i shikojmë versionet e mëparshme, Galaxy A10 dhe A30 kishin hapësirë fillestare për ruajtje prej 32 GB, kështu që një rritje prej 64 GB është një ndryshim i konsiderueshëm.
Kohët e fundit janë shfaqur fotografitë e para të modeleve A51 dhe A71, të cilat do të duhej ta implementojnë ekranin e ri Infinity-O AMOLED dhe prerjen drejtkëndëshe për kamerat në anën e pasme, shkruan KOHA Ditore. Nuk ka informacione nëse seria e përballueshme e telefonave Galaxy A do ta implementojë këtë model të ri.
Disa thashetheme të hershme sugjerojnë që telefonat e parë të rinj Galaxy A do të dalin në treg qysh në muajin e ardhshëm.