Samsung Galaxy One - ekrani 3D dhe Sidetouch

Samsung Galaxy One - ekrani 3D dhe Sidetouch

19 November 2019 23:07

Edhe pse Samsung Galaxy S11, S11 Plus dhe S11e priten në fillim të vitit të ardhshëm, Samsungu duket se po e përgatit edhe një telefon të klasit të lartë të emërtuar Galaxy One.

Gjatë viteve të fundit, e kemi parë një trend të minimizimit të kornizave përreth ekranit, gjë që u jep përdoruesve një sipërfaqe më të madhe të punës pa i rritur dimensionet e përgjithshme të pajisjes. Disa nga shembujt më ekstremë të kësaj janë Vivo NEX 3 5G, si dhe Xiaomi Mi Mix Alpha, raporton LetsGoDigital.

Samsungu ka kohë që në ofertë ka telefona me të ashtuquajturin ekran Edge, dhe meqë kompania po zhvillon ekrane për qëllimet e veta, patenta e zbuluar kohët e fundit të cilën Samsungu e ka dorëzuar tregon që gjithashtu presim diçka krejt të re në të ardhmen e afërt, shkruan KOHA Ditore. Patenta është dorëzuar pranë Zyrës amerikane të patentave më 14 mars 2019, dhe u publikua më 7 nëntor 2019. Në këtë patentë shohim një ekran, i cili nuk paloset vetëm anash, por edhe nga lart dhe nga poshtë, duke e dhënë kështu një përshtypje 3D. Përveç kësaj, pjesa anësore e telefonit ka edhe kontrolle speciale, diçka të ngjashme me atë që kemi parë tek Huawei Mate 30.

Image

Në dokumentacionin e patentës e shohim telefonin me ekran të rrafshët, i cili është i rrumbullakosur nga të gjitha anët për t’i mbuluar skajet e telefonit. Në këtë mënyrë, ekrani e mbulon praktikisht krejtësisht pjesën e përparme të telefonit.

Tre nga katër anët janë të përkulura në mënyrë të njëjtë, ndërsa vetëm pjesa e poshtme e ka një lakim të lehtë, një sipërfaqe më të rrafshët të përparme. Antenat ndodhen brenda ekranit nga lart dhe poshtë.

Në skajet e lakuara gjithashtu mund të shfaqet edhe përmbajtja në formën e ikonave. Kjo nuk është hera e parë që Samsungu e ka patentuar këtë dizajn, pasi që pajisja me një zgjidhje të ngjashme u patentua në vitin 2018.

Kjo teknologji vlen jo vetëm për telefonat, por është e zbatueshme edhe për tabletët dhe orët e mençura. Edhe pse Samsungu nuk posedon pajisje të tilla, teorikisht teknologjia është e zbatueshme për konzolat mobile për gaming, siç pretendohet në patentë. Gjithashtu, teknologjia është e përdorshme edhe në pajisjet me format të madh si TV apo edhe billboardet.

Nuk dihet se kur mund ta lansojë Samsungu telefonin e parë me ekran 3D. Telefoni i ardhshëm flamurtar me siguri do të jetë Samsung Galaxy S11, i cili pritet në shkurt të vitit 2020. Është e vërtetë se ka pasur thashetheme se Samsungu mund t’i bashkojë seritë Galaxy S dhe Note në një telefon, ndërsa seria e re mund të quhet Samsung Galaxy One. Edhe pse ka pasur thashetheme të tilla më parë, si duket këtë herë ky është moment i përshtatshëm, pasi që teknologjia e re do të ishte gjëja e duhur për serinë e re të telefonave të klasit të lartë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme