Derisa shërbimet transmetuese (“streaming”) janë të mahnitshme, problemi është se në kushtet e disponueshmërisë, ato mund të limitohen.
Të marrim për shembull Hulun, ky shërbim ende nuk është i disponueshëm në shumë pjesë të botës, duke lënë disa përdorues të zemëruar dhe t’i kthehen piraterisë në mënyrë që të shikojnë shfaqjet e caktuara, shkruan ubergizmo. Megjithatë, Disney duket se po punon që t’i shmanget këtij problemi.
Disney Plus do të transmetohet drejtpërdrejtë zyrtarisht më 12 nëntor, ku fillimisht do të jetë në dispozicion në SHBA, Kanada, Holandë, Australi dhe Zelandë të Re, transmeton Koha.net. Por, kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera? Lajmi i mirë është se nëse jetoni në Britani të Madhe dhe Evropë, do të duhet të prisni vetëm disa muaj më shumë.
Just announced: #DisneyPlus will be available in the United Kingdom, Germany, France, Italy, Spain (and more to be announced soon) starting on March 31st. Please note: Titles may vary by territory. pic.twitter.com/lE6nzBeaXy
— Disney+ (@disneyplus) November 7, 2019
Disney ka njoftuar se më 31 mars të vitit 2020, Disney Plus do të jetë në dispozicion në Britani të Madhe, Francë, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Irlandë. Megjithatë, Disney thekson se varësisht nga disponueshmëria e titujve, shërbimi i saj do të dallojë nga regjioni në regjion, kështu që mos prisni të keni të njëjtin katalog sikur ata në SHBA.
Ende nuk dihet se kur pritet të bëhet Disney Plus i disponueshëm në mbarë botën, por derisa Disnye të bëjë një njoftim, pjesa tjetër e botës do të duhet vetëm të presë.