Telefonat Pixel, të dizajnuar dhe krijuar nga kompania Google, do të duhej të paraqesin telefonat idealë Android.
Të paktën sipas Google. Kjo pa dyshim funksionon në fushën e softuerit, por në fushën e harduerit situata është krejt tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë pajtohet edhe Zack Nelson, nga kanali i YouTube JerryRigEverything, i cili njihet për testet e tij specifike të qëndrueshmërisë së telefonave, shkruan KOHA Ditore. Ai tani e ka testuar edhe modelin Pixel 4 XL.
U zbulua se pjesët anësore të ngjyrosura të telefonit gërvishten shumë më shpejt sesa ato të modelit me metal të anodizuar, që do të thotë se do të nevojitet një maskë më e fortë mbrojtëse për ta ruajtur pajisjen. Gjithashtu do të nevojitet një shtëpizë e fortë për ta mbrojtur nga thyerja dhe lakimi.
Pixel 4 XL gjatë testimit të lakimit nuk u thye përgjysmë, por pati plasaritje në katër vende ku ndodhen antenat plastike. Për telefonin, i cili e ka një çmim fillestar prej 899 dollarësh, pritet mbrojtje shumë më e mirë nga aksidentet e mundshme.