Më herët këtë muaj, Inteli ka konfirmuar që planet e kompanisë për lansimin e procesorit do t’i përfshijnë modelet 10nm, me çfarë kompania i ka mohuar thashethemet se nuk do të plasojë në treg desktop çipa 10 nm, raporton Overclock3D.
Tani raporti i sajtit IT World Canada sugjeron që Inteli do të jetë i gatshëm t’i prezantojë desktop procesorët 10nm "herët në vitin e ardhshëm" dhe gjithashtu pretendon që prodhimi i kompanisë i çipave 10nm po përparon shumë mirë dhe se Inteli është i kënaqur me stoqet që i ka.
Megjithatë, kjo nuk jep përgjigje konkrete në pyetjet rreth 10 nm dhe në çfarë mase platforma do të jetë e disponueshme në treg, shkruan KOHA Ditore. A do ta shohim pasardhësin 10nm të procesorit i9-9900K apo do të jetë ky edhe një model desktop në formën e Broadwellit, me publikim të limituar?
Gjithashtu, shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me Comet Lake. Po qarkullojnë informacione që Intel do ta publikojë serinë e procesorëve Comet Lake në fillim të vitit 2020, me deri në 10 bërthama dhe 20 threade, të cilat do t’i trashëgojnë modelet e sotme tetëbërthamëshe Coffee Lake. Pyetja është se a do të publikohen desktop çipat prej 10nm të Inteli me modelet 14nm apo kjo vlen vetëm për procesorët mobil?
IT World Canada gjithashtu raporton se Inteli planifikon ta hapë fabrikën e tretë për t’i prodhuar procesorët 10nm, gjë që do t’i rrisë ndjeshëm kapacitetet prodhuese të kompanisë.