Tech

Hyn në fuqi ligji për kontrollin e internetit në Rusi

Hyn në fuqi ligji për kontrollin e internetit në Rusi

Në Rusi hyri sot në fuqi ligji i diskutueshëm, që synon krijimin e një interneti të pavarur, të izoluar nga serverët e mëdhenj të botës, gjë që nxiti frikë mes mbrojtësve të lirive, të cilët denoncojnë vazhdimisht kontrollin e tepërt të rrjetit nga autoritetet, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Në mënyrë të veçantë, ligji parashikon krijimin e një infrastrukture për të siguruar funksionimin e burimeve ruse të internetit, nëse rast se është e pamundur lidhja e operatorëve rusë me serverët e huaj të internetit.