Në Rusi hyri sot në fuqi ligji i diskutueshëm, që synon krijimin e një interneti të pavarur, të izoluar nga serverët e mëdhenj të botës, gjë që nxiti frikë mes mbrojtësve të lirive, të cilët denoncojnë vazhdimisht kontrollin e tepërt të rrjetit nga autoritetet, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Në mënyrë të veçantë, ligji parashikon krijimin e një infrastrukture për të siguruar funksionimin e burimeve ruse të internetit, nëse rast se është e pamundur lidhja e operatorëve rusë me serverët e huaj të internetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLigji është kritikuar si një përpjekje për të kontrolluar përmbajtjet, sidomos për të izoluar gradualisht internetin rus, një nga fushat e fundit të lirisë për opozitën dhe kritikët e pushtetit.