Tech

Samsung nuk mbështet më Linuxin në Galaxy

Ata që kanë përdorur Linux on DeX (ose Linux në Galaxy) për ta kthyer telefonin e tyre Samsung në një PC, do të duhet të ndryshojnë planet në të ardhmen.

Samsungu ka paralajmëruar përdoruesit të mbyllin programin beta Linux on DeX, pasi përditësimi i Android 10 i kompanisë nuk do të mbështesë përdorimin e sistemit operativ me burim të hapur si një mjedis desktop.

Gjithashtu, Samsungu nuk e njoftoi arsyen e këtij vendimi por theksoi se beta Android 10 vjen tashmë pa asnjë mundësi për sistemin operativ Linux.

Masa nga kompania e Koresë së Jugut do të lërë adhuruesit e Linuxit në “baltë” pasi kanë humbur opsionin e vetëm për të ekzekutuar përvojën e plotë të sistemit të desktopit në telefonat e tyre, përveç përdorimit të platformës së tyre të preferuar në telefona.

Android 10 lejon të përdorni një ndërfaqe Android dukshëm më të kufizuar me optimizimin DeX. SamsungU është akoma i përkushtuar për DeX-in, duke mundësuar një veçori të stilit desktop për Windows dhe Mac./ksp