Shkencëtarët në Zvicër e kanë zhvilluar një spektrometër infra të kuq aq të vogël sa të vendoset në një çip kompjuteri.
Teknologjia mund t’u mundësojë telefonave të mençur që të kryejnë analiza kimike, transmeton Koha Ditore.
Spektriometrat e sotëm infra të kuq peshojnë disa kilogramë. Ata shpesh janë të rëndë dhe të vështirë për t’u integruar në pajisjet mobile.
Spektrometri kompakt infra i kuq i zhvilluar nga studiuesit në ETH Zurich - i përshkruar këtë javë në revistën Nature Photonics - premton ta ndryshojë këtë.
Çipi i ri, me dimensione prej 2x2 cm, e analizon dritën infra të kuqe në të njëjtën mënyrë si një spektrometër konvencional.
Spektrometrat e thyejnë dritën infra të kuqe në gjatësi të ndryshme valore, duke e krijuar një spektër të frekuencës së digjitalizuar - një nënshkrim ky që mund të interpretohet nga kompjuteri.
Për shkak se kimikatet e ndryshme prodhojnë nënshkrime të ndryshme spektrale, leximi i spektrometrit mund të përdoret për ta identifikuar substancën nga e cila kalon drita ose nga e cila kërcen...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)