Opera nuk dëshiron të mbetet prapa në zbatimin e opsioneve të privatësisë në krahasim me browserët tjerë, ndërsa është interesante që me sigurinë e përmirësuar kompania premton edhe rritje të shpejtësisë së kërkimit.
Browseri i ri Opera 64 ka bllokues të "trackerëve", i cili ua pamundëson sajteve që ta ndjekin përdoruesin në internet dhe kështu të mbledhin të dhëna për reklamat e shënjestruara, shkruan KOHA Ditore. Për më tepër, Opera e re mundëson që faqet të lexohen 20 për qind më shpejt. Funksioni mund të fiket plotësisht ndërsa mund të konfigurohet ndaras për secilin sajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBllokuesi varet nga lista EasyPrivacy Tracking Protection, e cila mbulon një numër të madh skriptash të trackerëve të njohur, por nuk përcakton automatikisht se cili tracker është sulmuar.
Përveç kësaj, Opera 64 i ka disa azhurnime funksionale. Snapshoti i avancuar e mundëson ruajtjen e sajteve në formatin PDF, krijimin e screenshoteve të komplet faqes dhe kropimin e pjesëve të caktuara. Ka mundësi të shtohen emotikonet, selfiet dhe teksti.