Raja Koduri nga Inteli paralajmëron lansimin e kartelës grafike Xe për qershorin e vitit 2020

Raja Koduri nga Inteli paralajmëron lansimin e kartelës grafike Xe për qershorin e vitit 2020

09 October 2019 20:59

Lajmet për kartelat grafike të Intelit Xe po vijnë ngadalë por rregullisht. Së pari, Inteli e angazhoi Raja Kodurin, ish-zyrtarin e AMD-së, ndërsa më pas kompanisë iu bashkua në prill Tom Petersoni nga Nvidia.

Gjatë majit mësuam se grafika Xe do ta mbështeste raytracing, ndërsa tani një tweet i Raja Koduri tregon që kartelat grafike të Intelit do të arrijnë në qershor të vitit 2020, raporton KitGuru.

Tom’s hardware raporton se tweeti i përmendur i Kodurit u postua më 4 tetor, dhe ai e paraqet Tesla Model X. Etiketa e tabelës së regjistrimit është ajo që është interesante, me fjalët "THINKXE", shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, qershori i vitit 2020 është shënuar gjithashtu në tabelë, duke sugjeruar që do ta shohim një prezantim të vërtetë zyrtar për GPU-në nga mesi i vitit.

Ka ende pak informacione në lidhje me kartelat grafike Intel Xe, përveç atyre që u shfaqën në lajme dhe thashetheme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme