Tech

Zbulohen specifikimet zyrtare të linjës së telefonave Google Pixel 4

Gjatë dy muajve të fundit, Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL janë bërë sekreti i mbajtur më së keqi i Google, ndërsa informuesit në mediat e tyre postuan gjithçka - nga fotot e deri tek specifikimet e pajisjes.

Sajti 9to5google ndërkohë ka dalë me specifikimet e plota zyrtare të linjës Pixel 4 të telefonave, si dhe përmbajtjen rreth paketimit me të cilën arrijnë modelet. Është zbuluar një informacion i ri, dhe ky është Pixel Neural Core, njofton 9to5google.

Specifikimet e Pixel 4 përfshijnë:

Ekrani: 5.7 inçësh Full HD+ Smooth Display (deri në 90Hz OLED) – Ambient EQ

Bateria: 2800mAh

Procesori: Qualcomm Snapdragon 855 - Pixel Neural Core

Memoria: RAM 6 GB

Hapësira për ruajtje: 64 GB ose 128 GB

Kamerat: 12MP Dual-Pixel dhe 16MP Telephoto

Audio: altoparlantë stereo

Siguria: Titan M Security Module

Funksionet: Face unlock, Motion Sense

OS: Android OS me tre vjet mbështetje

Image

Specifikimet për Pixel 4 XL përfshijnë:

Ekrani - 6.3 inçësh Quad HD+ Smooth Display (deri në 90Hz OLED) – Ambient EQ

Bateria: 3700mAh

Procesori: Qualcomm Snapdragon 855 - Pixel Neural Core

Memoria: 6 GB RAM

Hapësira për ruajtje: 64 GB ose 128 GB

Kamerat: 12MP Dual-Pixel dhe 16MP Telephoto

Audio: altoparlantë stereo

Siguria: Titan M Security Module

Funksionet: Face unlock, Motion Sense

OS: Android OS me tre vjet mbështetje

Përveç specifikimeve, janë zbuluar edhe detajet e përmbajtjes së paketimit me të cilin do të vijnë telefonat, dhe këtu përfshihet kabllo 1m USB-C to USB-C, adaptor 18W USB-C, Quick Switch Adapter, vegla për SIM dhe udhëzuesi Quick Start. Kjo do të thotë që Pixel 4 nuk do të livrohet me adaptor USB-C për kufje (të paktën jo në SHBA), shkruan KOHA Ditore.

Telefonat Google Pixel 4 dhe Pixel 4 XL do të prezantohen zyrtarisht më 15 tetor.