Tech

Procesori AMD EPYC 7742 funksionalizon koderin e parë në kohë reale 8K HEVC

Descriptive Text

Me procesorin e vet EPYC 7742, AMD e ka thyer rekordin botëror të Cinebench R20, ndërsa tani çipseti 64C/128T e ka realizuar edhe një arritje duke e funksionalizuar koderin e parë në botë 8K HEVC në kohë reale, raporton TweakTown.

Beamr Imaging thekson se ka arritur rezultate rekorde me softuerin e vet të ri, i cili punon falë procesorit AMD EPYC 7742, dhe i cili mund ta mbështetë kodimin e drejtpërdrejtë 8K (me 10-bit, HDR dhe 79fps).

Kompania thekson se softueri i ri do të jetë i gatshëm për transmetim të drejtpërdrejtë, argëtim premium VOD dhe streaming të cloud gaming, shkruan KOHA Ditore. Beamr i ka disa nga kompanitë më të mëdha partnere, përfshirë Netflix, Intel, IBM, Microsoft, Sony, Xilinx dhe Yahoo.

AMD dhe Beamr planifikojnë t’i mbështesin Lojërat Olimpike në Tokio 2020 me ndihmën e videove 8K dhe procesorëve të rinj EPYC 7742. Përveç mbështetjes për video 8K, EPYC 7742 mund ta mbështesë edhe "video on demand premium" dhe "streamingun e përmbajtjes për cloud gaming".