Tech

Faqja amerikane “Vets for Trump” hakerohet nga biznesmeni maqedonas

Faqja amerikane “Vets for Trump” hakerohet nga biznesmeni maqedonas

Faqja e Facebookut “Vets for Trump” e cila kishte plot 100 mijë ndjekës është vjedhur nga një biznesmen nga Maqedonia e Veriut. “Vets for Trump” ishte një faqe e cila që në krijimin e saj përdorej nga ish anëtarë të shërbimit amerikan, mbështetës të Donald Trump.

Në faqe diskutohej për çështjet e veteranëve si dhe shpërndaheshin meme konservatore. Në mars faqja u hakua nga biznesmeni nga Maqedonia e Veriut, duke bërë që ndjekësit e faqes të shikonin se ajo ishte nën një kontroll të huaj.