Tech

Motorola hyn në tregun e pajisjeve televizive Android

Motorola hyn në tregun e pajisjeve televizive Android

Brendi Motorola ka vendosur të hyjë në tregun e televizioneve, prandaj në bashkëpunim me FlipKart, Motorola India e prezantoi Motorola TV - linjën e smart TV-ve me teknologjinë IPS në madhësi prej 32-65 inç, raporton Engadget.

Televizorët e implementojnë një numër teknologjish, duke e përfshirë Dolby Vision dhe HDR 10, ndërsa sistemi operativ është Android 9.0 ndërsa televizorët liferohen me gamepadin pa tel Android TV.