Tech

Pamjet e kamerës GoPro Hero 8 me shtesën e re ‘media module’

Një nga karakteristikat kryesore të shitjes së kamerave GoPro është se dimensionet e tyre janë të vogla. Kjo do të thotë që xhirimi në lëvizje është shumë i lehtë, sepse kamera mund të bartet kudo, ndërsa mund të futet edhe në xhep. Nga ana tjetër, formati i vogël do të thotë se nevojiten disa kompromise. Kjo mund të ndryshojë me modelin GoPro Hero 8.

Falë fotove të rrjedhura të siguruara nga WinFuture.de, si duket GoPro Hero 8 do ta ketë një shtesë të quajtur "media modul", shkruan KOHA Ditore. Fotografia tregon se media modul do t'ia mundësojë përdoruesve të bashkëngjesin shtesa të ndryshme në modul.

Image

Thashethemet e mëparshme sugjeronin që aksion kamera GoPro Hero 8 do të mbështeste xhirim të videos në 4K @120fps.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion se kur do të prezantohet kamera, ndërsa informacionet e fundit që janë shfaqur aludojnë për lansim në shtator.