Publikohet Borderlands 3 për PC dhe konzola

Publikohet Borderlands 3 për PC dhe konzola

17 September 2019 12:08

Loja Borderlands 3 është publikuar midis 12 dhe 13 shtatorit, në varësi të rajonit. Siç pritej, lojtarët në PC pa hezituar u zhytën në botën e lojës me ç’rast edhe i bënë testet e para të performancës, raporton VG247.

Fatkeqësisht, rezultoi se versioni PC i lojës nuk erdhi pa probleme, ndërsa problemet më të shpeshta me të cilat u përballën lojtarët janë bllokimi i fotografisë, i cili shfaqet në mënyrë rastësore. Ndonjëherë kjo ndodh gjatë shënjestrimit në zona të reja, ndërsa të tjerët raportuan se kjo ndodh kur kamera lëviz.

Ka edhe probleme të tjera me performancat, të cilat mund të zgjidhen duke e mbyllur launcherin Epic, pas downloadimit të parë të lojës, shkruan KOHA Ditore. Edhe pse do të duhej të ndihmojë me performancën, lojtarëve tani për tani u këshillohet të mos e aktivizojnë DirectX 12.

Në përgjithësi, tani për tani lojtarët nuk janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon loja në harduerin e tyre, ndërkohë që shumë lojtarë nuk janë në gjendje ta mbajnë një reprodukim solid prej 60fps, madje edhe me harduerin më të fortë.

Përveç problemeve me performancat, lojtarët po raportojnë edhe bugë të ndryshme, ndërkohë që pritet të dalin edhe më shumë ndërkohë që më shumë lojtarë po e testojnë Borderlands 3.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme