Tech

Samsungu përgatitë një funksion të ngjashëm me Deep Fusion të Apple

Para pak ditësh Apple e lansoi linjën iPhone 11, ndërsa kompania i thekson kamerat si një nga karakteristikat kryesore të pajisjes. Një nga funksionet e kamerës të cilin Apple e ka përmendur është Deep Fusion, i cili përmes azhurnimit softuerik do të jetë në dispozicion më vonë gjatë vitit

Si duket Samsungu po e zhvillon një funksion të ngjashëm për telefonat e vet të ardhshëm. Informuesi i famshëm Ice Universe e postoi një tweet në të cilin pohon se kompania e Koresë së Jugut po punon në një funksion të ngjashëm me teknologjinë e Apple Deep Fusion e cila do të mund të arrijë në telefonat Galaxy S11.

Tani për tani, është ende herët të dihet se si planifikon ta implementojë Samsungu teknologjinë e sipërpërmendur në pajisjet e tyre.

Apple e përshkruan Deep Fusion si një sistem të ri të përpunimit të fotografive, i cili e përdor Neural Engine të çipsetit të ri A13 Bionic, shkruan KOHA Ditore. Teknologjia e përdor të mësuarit e avancuar të makinës për ta bërë procesimin e fotografive “pixel-by-pixel” dhe për t’i optimizuar detajet.