Xiaomi Mi Mix 4 do të ketë ekran 90Hz dhe përkrahje për mbushje prej 40W

Xiaomi Mi Mix 4 do të ketë ekran 90Hz dhe përkrahje për mbushje prej 40W

12 September 2019 15:11

Javën e kaluar u paraqitën informacione të rrjedhura, me detaje për telefonin Xiaomi Mi Mix 4 duke përfshirë specifikimet e kamerës, konfigurimin e memories dhe veçoritë e softuerit. Megjithatë, nga raporti munguan disa detaje interesante, raporton GSMArena.

Publikimi në faqet Weibo tani thekson se Mi Mix 4 do të ketë ekran me rifreskim prej 90Hz si dhe mbështetje për mbushje të shpejtë prej 40W, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, për ta mbajtur dizajnin me ekran të plotë nga gjeneratat e mëparshme të Mi Mix, modeli më i ri në familje do të ketë mekanizëm pop-up për kamerën e përparme.

Duhet të theksohet se informacioni më i ri mbetet thashetheme, kështu që duhet të merret me rezervë, veçanërisht pasi burimi i cili qëndron prapa këtij informacioni nuk është i pranishëm për një kohë të gjatë dhe nuk dihet se sa i besueshëm është.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme