Facebooku dhe Twitteri pezullojnë llogaritë kundër protestave në Hong Kong Foto: Reuters

Facebooku dhe Twitteri pezullojnë llogaritë kundër protestave në Hong Kong

20 August 2019 09:18

Rrjetet sociale Twitter dhe Facebook kanë pezulluar operacione të shumta informacioni, për të cilët ata besojnë se janë mbështetur nga qeveria kineze dhe kanë origjinë nga Kina në një përpjekje për të sabotuar protestat në Hong Kong, thanë kompanitë.

Twitteri njoftoi se ka pezulluar 936 llogari dhe operacione për të cilat beson se janë veprime të koordinuara që rrjedhin nga autoritetet kineze.

Në deklaratë thuhet se këto llogari ishin vetëm pjesa më aktive e fushatës dhe se një rrjet më i madh i mbushur me viruse me rreth 200.000 llogari u pezullua para se llogaritë të bëheshin aktive.

Facebooku tha se kishte hequr llogaritë dhe faqet pasi mori një lajmërim nga Twitteri.

Ky rrjet social pretendon se hetimi ka çuar te njerëzit e lidhur me qeverinë kineze.

Protestat në Hong Kong, të cilat janë një nga sfidat më të mëdha për presidentin kinez Xi Jingping që nga ardhja në pushtet më 2012, filluan në qershor kundër një ligji ekstradimi që lejon të dyshuarit të gjykohen në shtetin amë - Kinë.

Ligji u pezullua ndërkohë, por protestat u përshkallëzuan në një luftë më të gjerë për demokracinë në ish-koloninë britanike që u kthye nën kontrollin kinez më 1997./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme