Tech

Huawei sërish shtyn lansimin e telefonit të palosshëm

Descriptive Text

Samsungu s’është gjiganti i vetëm teknologjik që po ka probleme me lansimin e telefonit të palosshëm.

Rivali kryesor në këtë fushë, Huawei po ashtu po shtyn lansimin e telefonit të palosshëm “Mate X”.

“TechRadar” raporton se “nuk pritet një lansim para muajit nëntor”.

Kjo është shtyrja e dytë për telefonin e së ardhmes. “Mate X” ishte paralajmëruar fillimisht të lansohej në “mesin e 2019-“s, ndërsa pastaj u shty për në shtator.

“Mate X” pritet të ketë ekran 8-inç që kur “mbyllet” ofron ekranin 6.3-inç. Një telefon i tillë do të kushtojë rreth 2500 dollarë.