Tech

Kodet tuaja në internet s’i dini vetëm ju

Kodet tuaja në internet s’i dini vetëm ju

Studiuesit e sigurisë nga Izraeli kanë gjurmuar një bankë gjigante të dhënash me shenjat e gishtërinjve, tiparet dalluese të fytyrës e të tjera të dhëna biometrike, të cilat mund të tërhiqen lehtësisht nga interneti.

Rreth një milionë shenja gishtërinjsh dhe të tjera të dhëna biometrike me sa duket janë të pambrojtura në mënyrë të koduar në internet dhe mund të tërhiqen lehtësisht. Të dhënat vijnë prej sistemit “Biostar 2” të firmës koreane të sigurisë Suprema, e cila, sipas të dhënave të saj, është kryesuese në tregun në Europë sa i përket kontrollit të aksesit në sistemet biometrike. Lidhur me këtë hallkë të dobët sigurie fillimisht pati njoftuar gazeta britanike “Guardian” si dhe portali izraelit “Calacalist”.