Xiaomi ka paraqitur një patentë në Zyrën e Pronës Intelektuale të BE-së për dizajnin e telefonit të tij të palosshëm.
Vizatimet teknike të këtij smartfoni tregojnë një dizajn të mrekullueshëm me tre kamera në anën e pasme. Ndërsa për kamerën e përparme, ende nuk dihet asgjë por Xiaomi ndoshta mund të zgjedh kamerën me mekanizëm (pop-up).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, smartfoni i palosshëm i Xiaomit ishte planifikuar fillimisht për tremujorin e dytë të këtij viti dhe pritet të kushtojë më lirë se Samsung Galaxy Fold.
Megjithatë, pasi Samsungu ndërpreu lansimin e modelit të tij, kompanitë e tjera që premtuan telefonat e tyre fleksibël (Huawei, Xiaomi dhe të tjerët) nuk janë ende të gatshme të njoftojnë datat e lansimit zyrtar të smartfonëve të tyre në treg./ksp