Tech

HTC paralajmëron telefonin e ri Android

Descriptive Text

HTC ka paralajmëruar një telefon të ri Android në llogarinë e tij zyrtare në Twitter dhe gjykuar nga pamja duket se bëhet fjalë për HTC Wildfire.

Telefoni pritet të ketë ekran 6.2-inç, dy kamera në anën e pasme dhe procesor Helio P23, i kombinuar me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme. Gjithçka do të mundësohet nga bateria prej 3.500 mAh.

Ekrani, po ashtu, do të jetë me rezolucion 1.520 x 720 pikselë dhe prerje (notch), si dhe kamerën për ‘selfie’ prej 16 megapikselë. Kamera kryesore e dyfishtë është me 16 + 5 megapikselë, dhe po ashtu ky telefon i ri do të ketë edhe skanerin për gishta.

Tani për tani nuk dihet data e saktë e lansimit të tij në treg./ksp