Tech

A e dini se çfarë është “mirësjellja digjitale”

Vetëm 21% e njerëzve të moshës 18 deri në 34 vjeç janë të gatshëm ta ndajnë mbushësin ose telefonin mobil për mbushje reversibile pa tel me një të huaj. Bejbibumersët më me dëshirë do ta ndajnë baterinë me një të huaj, por jo nga dashuria.

E gjitha është mirësjellje digjitale. Bota po ndryshon me shpejtësi, ndërsa dëshmi për këtë është hulumtimi i Samsung dhe agjencisë “Atomic Research” i kryer në 6.519 persona mbi 18 vjeç në 7 vende evropiane.

Rezultatet kanë treguar se huazimi i mbushësit ose telefonit mobil për mbushje revirsibile pa tel është gjesti i preferuar në botën moderne dhe se paraqet madje edhe një lidhje në nivelin personal.

E gjithë kjo çoi në "mirësjelljen digjitale" si një fenomen dhe formë e re sjelljeje. Hulumtimi tregoi gjithashtu se gatishmëria për ndarje të baterisë mund të jetë gjithashtu një tregues se sa keni kujdes për personin tjetër dhe sa doni të jeni të afërt.

Madje 62% e të anketuarve thanë se do t’i blinin kafe një të huaji në këmbim të mbushësit, ndërsa 21% e të anketuarve konsiderojnë se ky do të ishte një nga gjestet më të vlerësuara gjatë takimit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)