Tech

Konfirmohet data e publikimit të lojës Tetris Effect për PC, Rift dhe Vive

Tetris Effect deri më tani ka qenë ekskluzivitet për PlayStation 4 dhe PlayStation VR, por kësaj së shpejti do t’i vijë fundi. Është konfirmuar data e publikimit të titullit për PC, si dhe HTC Vive dhe helmetën Oculus Rift VR. Loja u publikua fillimisht për PlayStation 4 vitin e kaluar.

Tetris Effect është karakterizuar si "versioni ultimativ" i lojës dhe është i aftë për rezolucion 4K ose edhe më të lartë, me framerate të pakufizuara.

Enhance Games dhe The Tetris Company kanë konfirmuar se Tetris Effect në PC, Oculus Rift dhe HTC Vive mbërrijnë më 23 korrik. Loja do të jetë në dispozicion përmes Epic Games Store për Windows PC, shkruan KOHA Ditore.

Versioni PC i lojës do të ketë mbështetje për monitorët ultra të gjerë, si dhe opsione të zgjeruara për grafikë dhe gaming (duke përfshirë filtrimin e teksturave etj).