Çipseti për gaming MediaTek Helio G90 arrin këtë muaj

Çipseti për gaming MediaTek Helio G90 arrin këtë muaj

19 July 2019 07:42

Pasi që Qualcomm e rifreskoi çipsetin e vet premium Snapdragon 855 Mobile Platform, MediaTek planifikon ta mbajë një prezantim për ta prezantuar çipsetin e vet të parë të dedikuar për gaming të emërtuar Helio G90, raporton DroidShout.

Teaseri, i paraqitur në foto nuk është publikuar në llogarinë zyrtare të MediaTekut, por atë po e postojnë portale të shumta kineze. Tani për tani nuk ka shumë informacione rreth çipsetit të ardhshëm, por ai pritet të jetë i afërt me SoC Helio P90, ndoshta me një GPU më të mirë.

Image

MediaTek Helio P90 është çipseti më aktual i kompanisë tajvaneze, dhe bazohet në procesin 12nm dhe e përdorë GPU-në PowerVR GM9446.

Kompania aktualisht i ka tre linja të çipsetit në portfolion e saj. Është linja premium MediaTek X, me çipat MediaTek Helio X30 dhe Helio X27. Pastaj është linja Mediatek Helio P, e cila karakterizohet nga profili i ngushtë dhe jetëgjatësia më e gjatë e baterisë, shkruan KOHA Ditore. Në fund, seria MediaTek A është e dedikuar për telefonat nga segmenti i mesëm. Atyre tani do t’u bashkohet edhe seria e re e çipave MediaTek G, për të cilën ende nuk ka ndonjë datë të caktuar të lansimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme