Kështu duket “dark mode” për aplikacionin mobil Outlook

Kështu duket “dark mode” për aplikacionin mobil Outlook

18 July 2019 21:41

Microsofti në shtator e ka prezantuar pamjen e re të aplikacionit të vet Outlook për iOS, me premtimin se do ta ofrojë edhe dark mode menjëherë pas publikimit të tij. Ridizajnimi erdhi për përdoruesit në dhjetor, por dark mode nuk ishte në dispozicion atëherë. Tani e kemi idenë se si do të duket dark mode, falë renderëve të “rrjedhur” nga aplikacioni për Android, raporton Windows Central.

Fotografitë e paraqesin dark mode në seksionin mail, calendar dhe search të aplikacionit. Windows Central konfirmon autenticitetin e renderëve, ndërsa raporti sugjeron që versionet Android dhe iOS të dark mode do të jenë të ngjashme, shkruan KOHA Ditore. Në Android, si duket ekziston modi për kalimin e aplikacionit në dark mode kur të aktivizohet modi për ruajtje të baterisë.

Dark mode ka arritur ngadalë në aplikacionin Outlook në shumicën e platformave të tjera, duke i përfshirë edhe aplikacionet Windows 10 Mail dhe Calendar, aplikacionet e plota Win32, macOS dhe kohët e fundit në versionin web. Platforma mobile do ta marrë e fundit pamjen e errët, por tani për tani nuk dihet ende se kur do të ndodhë kjo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme