BE-ja hetim të thelluar kundër gjigantit amerikan të shitjes, Amazon

BE-ja hetim të thelluar kundër gjigantit amerikan të shitjes, Amazon

18 July 2019 09:53

Komisioni Europian, njoftoi të mërkurën hapjen e një hetimi të thellë kundër gjigantit amerikan të tregtisë në internet, Amazon.

Ajo dyshohet se ka shkelur rregullat europiane të konkurrencës duke përdorur të dhënat e dala nga shitësit me pakicë të pavarur që shesin në platformën e saj.

“Kam vendosur të shqyrtoj me shumë vëmendje praktikat tregtare të Amazon dhe rolin e saj të dyfishtë si zonë tregtare për të verifikuar nëse sipërmarrja ka respektuar rregullat e konkurrencës së BE-së”, shpjegon në një komunikatë komisioneria europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager./ ATSH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme