Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei e mbron emrin për sistemin operativ mobil Harmony

Sajti LetsGoDigital raporton se Huawei e ka mbrojtur emrin për sistemin e ri operativ mobil, të quajtur Harmony, tek EUIPO (European Union Intellectual Property Office), me datë të 12 korrikut.

Kompania më parë e kishte mbrojtur markën tregtare për HongMeng OS në Kinë, por në fund rezultoi se ajo ishte e dedikuar për pajisjet e Internet of Things, shkruan KOHA Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sistemi operativ mobil i Huaweit mund të jetë i gatshëm për lansim deri në fund të vitit për përdoruesit në Kinë, theksoi Yu Chengdong - CEO i kompanisë Huawei. Lansimi global i platformës do të mund të pasojë gjatë tremujorit të parë të vitit 2020.

Sistemi operativ është lavdëruar në intervista të shumta nga zyrtarët e kompanisë, të cilët theksuan se OS-i është 60% më i shpejtë se Androidi.