Tech

Qualcomm zhvillon Snapdragon Wear 429 me përkrahje 64-bitëshe

Qualcomm në shtator të vitit 2018 kishte prezantuar Snapdragon Wear 3100, por çipseti për pajisje të bartshme kishte të njëjtin CPU sikurse edhe paraardhësi i tij Wear 2100, me bërthamat arkaike Cortex-A7, përcjell GSMArena.

Tani raporti i ri sugjeron që kjo kompani është duke punuar në platformën WTP2700 dhe WTP429W (WTP është shenjë për “wearable testing platform”) dhe si duket bazohen në smartphone çipin Snapdragon 429.

Snapdragon 429 është krijuar me proces 12nm FinFET dhe vjen me katër bërthama Cortex-A53 @2GHz. Ka përkrahje 64-bitëshe, që do të thotë që pajisjet e reja të bartshme do të mund të ofrojnë kompatibilitetin më të mirë me softuerin modern.

Snapdragon Wear 429 (ose mund të emërtohet edhe si Wear 2700) do të duhej të ketë Bluetooth 5.0 dhe modem LTE, shkruan KOHA Ditore. Përkrahë EMMC 5.1 që mundëson implementimin e zgjidhjeve të shpejta për ruajtje.

Tani për tani nuk dihet se kur do të zyrtarizohet.