Specifikimet e Intel Comet Lake sugjerojnë 10 bërthama, socket të ri dhe procesin 14nm+++

Specifikimet e Intel Comet Lake sugjerojnë 10 bërthama, socket të ri dhe procesin 14nm+++

16 July 2019 19:11

Intelit i duhet domosdo një përgjigje ndaj serisë Zen 2 të procesorëve të AMD-së, edhe pse procesi 10nm i kompanisë nuk është gati ende të paktën sa u përket procesorëve desktop. Inteli fokusin e vet 10nm tani për tani po e orienton kah platformat mobile, ndërsa seksionet desktop dhe server i janë lënë zgjidhjeve të rafinuara 14nm, përcjell Overclock3D.

Kjo e kufizon Intelin në fushën e sistemeve desktop, por informatat e reja të rrjedhura sugjerojnë që kjo kompani planifikon pasimin e socketit të ri desktop, me procesorë më të mëdhenj se deri më tani, shkruan KOHA Ditore. Më vonë gjatë këtij viti, ose në fillim të 2020, Inteli planifikon serinë Comet Lake të procesorëve 14nm, të cilët janë të dizajnuar për të shfrytëzuar socketin e ri të emërtuar LGA 1159.

Image

Janë paraqitur edhe specifikimet e këtyre procesorëve (që shihen në tabelën përcjellëse) dhe si duket Inteli planifikon që të ofrojë hyperthreading në të gjitha modelet e procesorëve të rinj, si dhe përkrahjen zyrtare për DDR4 3200MHz në i5 dhe procesorët më të fuqishëm.

Në segmentin e sipërm, Comet Lake do të ofrojë për shfrytëzuesit deri 10 bërthama dhe 20 threadë, me takte boost deri 5,2 GHz. Gjenerata e i9-10900KF do të duhej të jetë CPU 10-bërthamësh, pa iGPU, që do të thotë se Inteli e ka zëvendësuar hapësirën iGPU me më shumë hapësirë për bërthamat CPU.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme