Tech

Google paralajmëron multiplayer dhe detaje të tjera për shërbimin Stadia

Kompania Google ka publikuar disa detaje të reja për gaming platformën e vet të re Stadia në një dokument të ri FAQ (frequently asked questions).

Shfrytëzuesit nuk do të humbasin qasje ndaj lojërave të tyre në Google Stadia madje edhe nëse botuesi vendos që të braktisë platformën. Google premton që kur loja njëherë blihet në këtë platformë, blerësi fiton të drejtën që ta luajë edhe nëse ajo nuk do të jetë më në dispozicion për blerje për lojtarët tjerë, përcjell Engadget.

Përveç kësaj, kompania ka konfirmuar që Stadia do të përkrahë edhe titujt multiplayer, përfshirë edhe lojërat kooperative. Ka mundësi që të shfrytëzohen deri katër kontrollerë Stadia për luajtjen e lojërave lokale multiplayer, shkruan KOHA Ditore. Detajet për kontrollorin sugjerojnë që të shfrytëzohet BLE për konfigurim, por për gameplay lidhet përmes WiFi. Ka mundësi që kontrollori të lidhet edhe në telefon, tablet apo PC.

Stadia do të përkrahë gameplay mobil në një numër të kufizuar pajisjesh, dhe atë kryesisht në telefonat Pixel 3 dhe Pixel 3a (3a, 3a XL, 3, 3XL), si dhe tabletët që shfrytëzojnë Chrome OS. Megjithatë, Google thekson që është duke punuar në përkrahje dhe kompatibilitet për më shumë pajisje.

Dhe në fund, kjo kompani ka qartësuar që llogaria që është regjistruar për Stadia duhet të jetë e-mail adresë e cila shfrytëzohet, sepse kodet do të lidhen me llogarinë e Google e cila shfrytëzohet për logim. Kjo lehtëson blerjen e kodeve dhe dërgimin si dhuratë tek miqtë dhe familja.