Huawei ka regjistruar emrat tregtarë për LiveFace, Meetime, LinkTime dhe Belink

Huawei ka regjistruar emrat tregtarë për LiveFace, Meetime, LinkTime dhe Belink

10 July 2019 22:57

Huawei po përparon në zhvillimin e sistemit operativ të vet, HongMeng OS, i cili do të duhej të zëvendësojë Androidin në telefonat, tabletat, laptopët, zgjidhjet IoT, automjetet e automatizuara dhe pajisjet tjera të kësaj kompanie.

Huawi tani ka dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e emrave tregtarë tek EUIPO dhe UKIPO. Këto regjistrime trademark kanë të bëjnë me chat, mesnate dhe shërbime për biseda në kategorinë e telekomunikimit, përcjell Indiashopps.

Kompania kineze ka trademarkuar këto emërtime: LiveFace, Meetime, LinkTime dhe Belink, shkruan KOHA Ditore. Brenda që Huawei në të ardhmen nuk do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Facebook dhe google ka bërë që kjo kompani të mendojë për zëvendësimet për Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Google. Ky hap do të mundësojë që për HongMeng të krijohet një ekosistem i plotë, ku Google dhe Facebook nuk shërbejnë fare si partnerë. Mbetet vetëm çështja se si do ta përqafojnë shfrytëzuesit HongMeng OS pa shërbimet e google dhe Facebook.

Një zyrtar i Huawei kohë më parë ka theksuar që HongMeng OS me gjasë do të jetë më i shpejtë se Android dhe MacOS, ndërsa raportimet e mëhershme sugjeronin që është për 60 për qind më i shpejtë se platforma Android. Huawi po ashtu është duke u zhvilluar shumë shpejt në domenin e implementimit të teknologjive 5G dhe tani për tani prin në këtë fushë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme