Pavarësisht pengesave të administratës Trump, prodhuesi i njohur kinez Huawei vazhdon të punojë në lansimin e serisë Mate 30.
Tani, bazuar në fotografinë më poshtë të zbuluar nga zyrtarët e kompanisë në një konferencë në Rusi për rrjetin 5G, Mate 30 5G do të lansohet në muajin dhjetor, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në anën tjetër, smartfoni i palosshëm i Huaweit - Mate X, pritet të lansohet në muajin shtator të këtij viti.
Kujtojmë se pajisja e parë 5G e Huaweit është Mate 20 X (5G), tashmë i lansuar në disa shtete dhe duket se do të arrijë këto ditë edhe në Rusi.