Tech

Huawei shtyn lansimin e Mate X për shkak të problemeve të Galaxy Foldit

Huawei shtyn lansimin e Mate X për shkak të problemeve të Galaxy Foldit
 

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Huawei, ka shtyrë lansimin e smartfonit të saj të palosshëm, Mate X, për muajin shtator. Ajo kishte planifikuar që këtë smartfon ta lansojë këtë verë.

Kompania ka thënë se ka dashur të bëjë disa teste shtesë pas raportimit të shpërthimeve të ekranit të smartfonit të palosshëm të Samsungut, Galaxy Fold, raporton BBC, transmeton Koha.net.