LG sjell monitorët e parë në botë për gaming me IPS 1ms

LG sjell monitorët e parë në botë për gaming me IPS 1ms

14 June 2019 18:19

Gjatë E3 2019, kompania LG ka prezantoi monitorët e parë në botë për gaming IPS 1ms.

Bëhet fjalë për serinë e ekraneve UltraGear, e cila ofron cilësi të jashtëzakonshme të fotografisë në panelet e tyre Nano IPS, me reagueshmëri ultra të shpejtë dhe shpejtësi të rifreskimit prej 144Hz, raporton Overclock3D.

Panelet e reja të LG 1ms IPS vijnë në dy variante: modeli 38-inçësh 3840 x 1600p 38GL950G dhe modeli 27-inçësh 2560 x 1440p 27GL850. Modeli prej 38 inçësh ka ekran G-Sync, ndërsa modeli 27-inçësh G-Sync Compatible (Adaptive-Sync). Modeli 38 inçësh gjithashtu e mbështet teknologjinë LG Sphere Lighting 2.0, shkruan KOHA Ditore.

Image

Të dy monitorët i mbështesin ngjyrat 10-bitëshe dhe ofrojnë mbulueshmëri prej 98% për spektrin e ngjyrave DCI-P3, si dhe 135% për sRGB. UltraGear prej 27 inçësh do ta mbështesë HDR10 dhe normën e rifreskimit prej 144HZ, ndërsa modeli 38 inçësh do t’i mbështesë specifikimet DisplayHDR 400 dhe rifreskimin prej 144Hz, të cilat mund të overclockohen deri në 175Hz.

Të dy monitorët e rinj Nano IPS 1ms nga kompania LG në Evropë do të jenë në dispozicion nga tremujori i tretë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme