Tech

Dark Mode për iOS 13 paraqitet në screenshote

Descriptive Text

Më 3 qershor, Apple do ta prezantojë zyrtarisht iOS 13 gjatë konferencës së vet vjetore për developerë. Në këtë rast do të mësojmë rreth funksioneve të reja që sistemi operativ do t’i implementojë kur të jetë zyrtarisht në dispozicion nga vjeshta, raporton GSMArena.

Një nga karakteristikat të cilat përmenden tash ca kohë për iOS 13, është Dark Mode. Tani janë paraqitur screenshotët që e tregojnë këtë mod në aksion. Bëhet fjalë për temën e errët, dhe siç tregojnë fotot, do ta përdorë barin e zi në disa aplikacione të integruara, siç është Music.

Image

Përveç që do të duket bukur në ekranet AMOLED, dark mode do ta reduktojë konsumin e baterisë. Në versionin iOS 13, dark mode inicohet nga seksioni Settings ose nëpërmjet opsionit në Control Center. Në ekranin fillestar, dallimi i vetëm i dukshëm, kur kyçet dark mode, është se Dock ka sfond të errët në vend të sfondit të ndritshëm, shkruan KOHA Ditore.

Edhe një ndryshim i UI (user interface), me një version të ri të softuerit, është në ndërfaqen që shfaqet pas krijimit të screenshotit. Tani do të shfaqet një version i paqartë i wallpaper/sfondit dhe veglës për shënime.

Ndryshimet e tjera, që vijnë me iOS 13 përfshijnë aplikacionin e ridizajnuar Reminders, bashkimin e Find My Friends me Find My iPhone në aplikacionin "Find My" etj.