Tech

Shfaqen specifikat e Redmi 7A

Foto: GSM Arena

Së fundmi, autoriteti rregullativ kinez TENAA ka publikuar disa fotografi të cilat kanë konfirmuar dizajnin e Redmi 7A.

Tani, TENAA ka publikuar edhe specifikat e këtij smartfoni të ri.

Redmi 7A, i cili është listuar në TENAA me numra të modelit M1903C3EC dhe M1903C3EE, pritet të vijë me procesor tetëbërthamësh e shpejtësi prej 1.4 GHz, transmeton Koha.net. Po ashtu, pritet të vijë në tre konfiguracione të memories: 2 GB/16 GB, 3 GB/32 GB dhe 4 GB/64 GB, ku të gjitha mund të zgjerohen deri në 256 GB përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, Redmi 7A pritet të vijë me ekran 5.45-inç me rezolucion prej 1.440 x 720 pikselë dhe do të punojë me sistemin operativ Android Pie me ndërfaqen e përdoruesit MIUI 10, shkruan gsmarena.

Sa i përket kamerave, smartfoni i ri 7A do të ketë kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kuqe, të kaltër, rozë, të bardhë, vjollce dhe gri, si dhe do të ketë baterinë prej 3.900 mAh.