Tech

Linja e re e laptopëve Lenovo ThinkBook fokusohet në dizajnin harmonik dhe siguri

Linja e re e laptopëve Lenovo ThinkBook fokusohet në dizajnin harmonik dhe siguri

Lenovo nuk prezanton shpesh linja të reja të laptopëve, ndërsa modelet më të reja do të jenë interesante për ata që kërkojnë zgjidhje të reja biznesi. Seria e re Lenovo ThinkBook premton funksione nga segmenti enterprise, si dhe siguri të nivelit të lartë, të gjitha në një shtëpizë me dimensione të holla, raporton Engadget.

Lenovo ThinkBook 13s dhe ThinkBook 14s kanë taste të dedikuara për Skype, çipa të sigurisë TPM 2.0, lexues të gjurmëve të gishtërinjve dhe kapakë për kamera të cilat e mbrojnë privatësinë e përdoruesit. Laptopët janë relativisht të përshtatshëm, me një trashësi të shtëpizës nën 1.65 centimetra.