Tech

Hakerët vjedhin 31 milionë dollarë në Bitcoin

 

Me vetëm një transaksion të vetëm, hakerat kanë vjedhur gati 31 milionë dollarë në Bitcoins nga një nga kompanitë tregtare më të mëdha të kriptocurrency në botë.

Vjedhja, e cila preku Binancën, u krye me një sërë metodash që përfshinin phishing (manipulim) dhe viruset. “Hakerët ishin në gjendje të tërhiqnin 7,000 Bitcoin (30.9 milionë funte) duke tejkaluar të gjitha kontrollet e sigurisë së kompanisë”, tha CEO i kompanisë. Kryeshefi Ekzekutiv Changpang Zhao tha se shuma e marrë është bërë rreth ‘2%’ e totalit të Binance-it në Bitcoin.