OnePlus 7 Pro vjen me konfigurim të trefishtë kamerash

OnePlus 7 Pro vjen me konfigurim të trefishtë kamerash

27 April 2019 13:26

Më parë këtë javë, OnePlus konfirmoi se do të ketë dy modele të serisë së ardhshme të OnePlus 7, duke përfshirë një version standard dhe një Pro.

Sot, OnePlus ka zbuluar se OnePlus 7 Pro do të vijë me tri kamera në pjesën e pasme.

Konfirmimi është mirësjellje e një video promovuese të shpërndara nëpërmjet llogarisë në Twitter të kompanisë.

Është e qartë se videoja i referohet vetëm variantit Pro të pajisjes, prandaj është e mundshme që standardi OnePlus 7 do të ruajë konfigurimin e dyfishtë të kamerës së paraardhësit të tij në pjesën e prapme, edhe pse kjo ende mund të ndryshojë.

Megjithëse nuk ka asnjë informatë zyrtare në specifika të kamerave të OnePlus 7 Pro, një rrjedhje e kohëve të fundit sugjeroi se mund të përfshijë një kamerë kryesore 48 megapikselë, kamera me kënd të gjerë prej 16 megapikselë dhe një kamera me zmadhim prej 8 megapikselë.


Kamera e përparme për ‘selfie’ besohet se do të jetë prej 16 megapikselë.

OnePlus gjithashtu konfirmoi në fund të vitit të kaluar se telefoni i ardhshëm do të mundësohet nga procesori Snapdragon 855 SoC.

Detaje të tjera rreth OnePlus 7 do të shfaqen më 14 maj, kur kompania do të zbulojë pajisjen./mapo

Komentet

Shto koment

Të ngjashme