Mësohet data e lansimit të Samsung Galaxy S10 5G

Mësohet data e lansimit të Samsung Galaxy S10 5G

01 April 2019 22:48

Samsung në linjën Galaxy ka lëshuar edhe variantin 5G të quajtur Samsung Galaxy S10 5G.

Kompania tashmë ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me disponueshmërinë dhe çmimin e telefonit.

Galaxy S10 5G do të jetë në dispozicion për blerje në Korenë e Jugut nga 5 prilli, pas së cilës do të zgjerohet në tregjet e tjera.

Çmimi fillestar do të jetë rreth 1230 dollarë për një variant 256GB dhe rreth 1370 dollarë për modelin 512GB.

Telefoni do të jetë i disponueshëm në ngjyrat zi, kuq dhe e argjendtë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme