Tech

Titani teknologjik lanson AppleTV+ e platformë për lojëra, të quajtur Arcade

Apple ka lansuar disa shërbime me abonime që nga AppleTV+ e deri te shërbimi i lojërave, i quajtur Arcade.

Gjiganti teknologjik ka lansuar shërbimin me abonim, Apple TV+, ku do të lansohen disa seri televizive origjinale nga Hollywoodi, transmeton koha.net.

Apple TV+ ka debutuar në prani të shumë yjeve të Hollywoodit, si Operah Winfrey, Steven Spielberg, Jennifer Aniston, Reese Witherspoon, Steve Carrell, Big Bird e Janson Momoa.

Appla ka lansuar edhe shërbimin e ri të quajtur Apple Arcade, i cili është shërbim lojërash me abonim, i cili i lejon njerëzit të luajnë më shumë se 100 lojëra “ekskluzive” sipas tyre.

Apple gjithashtu ka lansuar edhe një kredit kartel që lidhet me iPhone, si dhe Apple Card e Apple Arcade.

Gjiganti teknologjik gjithashtu ka lansuar një platformë lajmesh të quajtur Apple News+, e cila ofron qasje në mbi 300 revista e gazeta, si Wall Street Journal e Los Angeles Times.

Kjo firmë gjithashtu ka lansuar edhe aplikacionin e videove Apple TV, i quajtur Channels, ku ofrohet qasje në përmbajte direke, që nga HBO, Showtime, CBS, Comedy Central e shumë të tjerë.

{gallery}